Ankesa duhet të shkruhet qartë dhe në mënyrë të lexueshme dhe, mundësisht, të jetë e shtypur.
Formulari duhet të përmbajë të gjitha të dhënat e nevojshme, në mënyrë që, sipas nevojës, të mund të
kontaktohet ankuesi.
Nëse ankuesi paraqet prova të dokumentuara, duhet të dorëzojë kopje të lexueshme të tyre. Mos
dërgoni dokumente origjinale.
Dokumentet duhet të renditen sipas datës, të numërohen në mënyrë të njëpasnjëshme dhe të përshkruhen
shkurtimisht (p.sh. letër, urdhër, aktgjykim, ankesë etj.).
Ankesës do t’i caktohet një numër lënde. Ky numër duhet të shënohet në të gjithë korrespondencën e
mëtejshme. Nëse ankuesi ka një ankesë tjetër në pritje të shqyrtimit nga Paneli, duhet ta njoftojë Panelin
për numrin e lëndës së asaj ankese.
Nëse ankuesi, për çfarëdo arsyeje, nuk dëshiron që identiteti i tij ose saj të bëhet publik, duhet të
plotësojë pjesën përkatëse të formularit për parashtrimin e ankesës.